Protestat studentore në Serbi: çfarë mund të mësojë Shqipëria?

Paris, më 1 Nentor, 2026

Seria në ndihmë teorike të protestës së flamingove dhe të studentëve shqiptarë.

Ky artikull nuk synon të jetë shterues, por të shtrojë disa pyetje mbi vlerën që mund të ketë përvoja serbe për protestën në Shqipëri. Çështja e Kosovës mbetet thelbësore për të vlerësuar qëndrimet demokratike të çdo force politike në Serbi. Megjithatë, këtu vëmendja përqendrohet te mënyra e organizimit dhe e përzgjedhjes së përfaqësuesve, pa e barazuar vlerësimin e kësaj përvoje me miratimin e qëndrimeve të pjesëmarrësve për Kosovën.

Lënia e Kosovës jashtë boshtit të mobilizimit mund të lexohet si një kompromis strategjik për të shmangur përçarjen dhe për ta mbajtur lëvizjen të përqendruar te kërkesat për llogaridhënie dhe përfaqësim demokratik. Ky është një interpretim, jo një qëllim që mund t’ua atribuojmë me siguri të gjithë pjesëmarrësve. Mbetet për t’u parë nëse ndryshimi politik do të sjellë edhe një gatishmëri për t’u përballur me pavarësinë e Kosovës. Kjo pikëpyetje kërkon shqyrtim më vete; ajo nuk e përjashton mundësinë për të mësuar nga metoda e tyre, as nuk na detyron të heshtim për kufijtë e saj politikë dhe etikë.

A duhet të na shërbejë si shembull procesi i organizuar në Serbi? Mendoj se po, nëse kuptojmë çfarë mund të mësojmë prej tij dhe çfarë nuk mund ta transferojmë mekanikisht në Shqipëri. Sistemi universitar nuk është i njëjtë. Por dallimi mes dy sistemeve duhet mbështetur në tregues konkretë: cilësinë e kërkimit, autonominë universitare dhe integritetin akademik. (Vetëm përfitimi i ndihmave europiane nuk mjafton për të provuar epërsi akademike.)

Iniciativën për të demaskuar kalbjen e sistemit tonë universitar përmes plagjiaturave është interesante dhe duhet mbështetur. Sepse plagjiatura nuk është thjesht një shkelje universitare: ajo lejon që një meritë e vjedhur të shndërrohet në titull, autoritet dhe pushtet. Një shoqëri që e pranon këtë mashtrim dobëson vetë kriterin me të cilin dallon dijen nga fasada.

Problemi ynë nuk mbaron te plagjiatura; ai shtrihet te pranimi i mashtrimit në jetën publike. Gënjejmë, bëjmë sikur nuk dimë, mendojmë se po ia hedhim, ndërsa të tjerët heshtin që të mos prishin marrëdhëniet, mbyllin një sy dhe vazhdojnë, megjithëse shumëçka dihet. Kjo heshtje e ndërsjellë e bën mashtrimin të qëndrueshëm: secili ruan tjetrin dhe askush nuk përgjigjet. Në një mjedis të tillë, përzgjedhja e përfaqësuesve me integritet merr një rëndësi që shkon përtej emrave të veçantë: ajo mund të thyejë marrëveshjen e heshtur që e bën të pranueshëm mashtrimin. Por kjo kërkon transparencë në çdo hap të përzgjedhjes, në mënyrë që besueshmëria të mbështetet te puna dhe sjellja e dëshmuar, përmes kritereve publike e të njëjta për të gjithë.

Ajo që më duket e vlefshme në shembullin serb është pesha që i jepet dijes dhe besueshmërisë publike në përzgjedhjen e përfaqësuesve. Njerëzit me prestigj akademik mund të kenë më shumë mundësi t’u rezistojnë presioneve, por titulli nuk është garanci integriteti. Duhet edhe transparencë, pavarësi nga interesat partiake dhe gatishmëri për të dhënë llogari. Po kështu, mungesa e përvojës te studentët nuk duhet ngatërruar me mungesën e gjykimit apo të ndershmërisë.

Besoj se studentët janë në rrugë të mbarë. Por mbështetja për ta nuk na përjashton nga detyrimi për të shqyrtuar mënyrën si organizohen, si i zgjedhin përfaqësuesit dhe si mbrohen nga instrumentalizimi. Nuk do të thosha se një pjesë e madhe janë të korruptuar pa pasur prova; do të thosha se askush nuk është i paprekshëm nga një sistem që shpërblen bindjen dhe ndëshkon pavarësinë. Korrupsioni fillon edhe te gënjeshtra më e vogël, kur ajo pranohet si mënyrë normale për të përfituar. Prandaj ndryshimi duhet të duket që te rregullat që zbatojmë mes nesh. Dhe për këtë duhet kohë dhe mund!

Read more

Le prix Décembre

Le prix Décembre 2026 a été attribué à Nous aussi d’Anne Godard (Actes Sud). Une force d’énonciation saisissante : ce « on » qui traverse une grande partie du livre, fait de la famille un chœur, de ses voix un souffle, qui laisse passer une liberté rare. Claude Arnaud, président du jury du prix Décembre, a remis le prix le 27 octobre 2026 au Prunier, à Paris. 

Read more

Jetë e shuar ...

Gjak në prag të zi,
zëri i saj i shuar
birit iu bëftë dritë…

Read more
  • Çfarë mund të mësojë Shqipëria nga protestat studentore në Serbi? Një reflektim mbi integritetin, transparencën dhe përfaqësimin demokratik.

  • Paris, më 26 october, 2026 Jetë e shuar… Vullneti i saj, bojë mbi letër të bardhë, gjak në prag të zi. Nuse në atë prag, jetën kush ia dha? Emrin dhe vullnetin ia mori shtëpia. Biri, u bëftë burrë, prej zërit të

  • Paris october, 23, 2026 In a small country, a police shield does not conceal an entire life. Behind it stands someone whose family, neighbourhood and name may be known to those on the other side. When an officer strikes a young person

  • To return the mandate before they tear down your door. To sign your resignation there, where yesterday you gave orders. Then to rise. The chair remains*. You take your name with you—the name of someone who refuses to kill children.

  • Paris, le 22 octobre 2026. Mark Gjonaj, ancien membre de l’Assemblée de l’État de New York, a démissionné du Conseil de coordination de la diaspora. Dans sa lettre, il demande la fin de l’usage excessif de la force contre le

  • Paris, më 22 tetor 2026. Mark Gjonaj, ish-anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli Koordinues i Diasporës. Në letrën e tij, ai kërkon ndalimin e dhunës së tepruar ndaj protestuesve,

  • Paris, më 20 tetor, 2026 Nr. 4 i serisë së teksteve në mbështetje teorike të protestës së flamingove në Shqipëri. «Je femër, mi …» Thirrja e policëve u drejtohet vajzave që janë aty, në protestë. Më pas, nga z

  • N° 3 de la série de textes de soutien théorique à la manifestation des flamants roses, Albanie. La République des patronagists VS Gouvernement Technique Paris, le 10 octobre 2026. La République des patronagists¹ désigne un mod

  • Paris, më 10 tetor, 2026. Nr. 3 i serisë së teksteve në mbështetje teorike të protestës së flamingove në Shqipëri. Republika e patronazhistëve përshkruan një mënyrë qeverisjeje në të cilën qasja në burimet e shtetit

  • Paris, më 26 shtator, 2026 Seri e artikujve që përpiqen t’i japin një mbështetje ideore, sado pak teorike, protestës “Revolucioni i Flamingove”, Tirana, Albania. Numri 2 Një kryeministër me petk të ri, po mendësia ?  

  • Paris, më 16 shtator 2026 Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, shpallën fajtorë katër ish-drejtues të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin,

  • Paris, le 16 septembre 2026 Le 16 septembre 2026, les Chambres spécialisées du Kosovo, siégeant à La Haye, ont reconnu coupables quatre anciens hauts responsables de l’UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi et Jakup Kr